CILËSIA
Fasada e ventiluar
- Mbron ndaj të gjitha kushteve të ndyshueshme klimaterike.
- Dielli i drejtpërdrejtë, shiu i rrëmbyeshëm dhe rrezet UV dëmtuese nuk depërtojnë elementet e jashtme qeramike të fasadës.
- Rregullon nivelin e lagështirës.
- Jetëgjatësia e ndërtesës rritet gjithashtu në sajë të rregullimit optimal të lagështisë. Hapsira e ventiluar ndërmjet veshjes së fasadës dhe shtresës së izolimit parandalon depërtimin e ujit të shiut dhe shpërndan avujt e ujit nga brenda në pjesën e jashtme.
- Izolim akustik
- Të gjithë elementët e fasadës së ventiluar minimizojnë përcjelljen e zhurmave nga jashtë-brenda.

Vetrata
- Përtej anës estetike, vetratat cilësore që ne përdorim sigurojnë nivelet më të larta të izolimit termik dhe akustik sipas standarteve Europiane.
Me shume info
FASADA E VENTILUAR
- Dinamikë thermale kontribuon në arritjen e balancës termike ideale. Kjo do të thotë se klima e brendshme qëndron brenda një tolerance të rehatshme pavarësisht të gjitha kushteve klimaterike. Në këtë mënyrë minimizohen kostot për të arritur temperaturën e dëshiruar në ambjentin e brendshëm.
Muret
- Tullat termike ofrojnë një tjetër element të rendesishëm të izolimit termik dhe akustik të ndërtesës.
Rifiniturat
- Duke u kujdesur që edhe ky element të jetë i një standarti të lartë cilësie, një vëmëndje e vecantë i kushtohet edhe anës estetike në mënyrë që edhe rifiniturat të jenë një vlerë e shtuar e apartamentit apo njësisë tregtare.
Instalimet elektrike dhe hidraulike
- Duke qënë një nga elementet kryesor që ndikojnë në cilësinë e jetesës dhe shfrytëzimit të ambjenteve të ndryshme, ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë e materialeve të instaluara si nga design ashtu edhe funksionaliteti e jetëgjatësia. Kujdesi ndaj këtij elementi nis që nga faza e projektimit e deri në instalimin final. Produktet e përdorura janë të gjitha të standartit më të lartë Europian.
Ashensorët
- Për tu siguruar që levizja e banorëve apo vizitorëve në objektet tona të jetë e sigurt dhe funksionale, ne bashkëpunojmë vetëm me kompanitë më të njohura Gjermane dhe Austriake që ofrojne jo vetëm ashensorë cilësor por edhe shërbime mirëmbajtje korrekte.
Dyert
- Dyert kryesore të banesave jane dyer të blinduara të cilat ofrojne siguri të lartë.
- Dyert e brendeshme të banesave jane te standartit të lartë Europian dhe prej materialit te drurit tamburat.
Izolimi akustik
- Pervec fasadës së ventiluar, vetratave izoluese dhe tullave termike, ne kemi shtuar edhe elementin e shtresës akustike e cila vendoset poshtë dyshemesë dhe pengon kalimin e zhurmave nga njëri ambjent tek tjetri.